E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha i shkoi në seli/ Basha vijon takimin e tij, ja situata në selinë blu

Në një kohë kur ish kryeministri Sali Berisha ka “zbarkuar” në selinë blu kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar mbledhjen e tij.

 

Reklamë

Mësohet se në PD po zhvillohet një takim për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD. Vetëm një korridor i ndan Bashën nga Berisha.

 

Kujtojmë se Berisha ka shkuar në selinë blu i shoqëruar nga deputetë demokratë dhe anëtarë të Komisionit të rithemelimit të PD i konstituuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.

 

Në një prononcim për mediat, Berisha ka thënë se de fakto, tashmë Lulzim Basha është shkarkuar, dhe është vetëm një deputet i PD. Ndërkohë, Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën se ka hequr karriget, nga salla ku do të bënte mbledhjen Komisioni për Rithemelimin e PD.

“Cmenduria e peng Bashës për karriget ka kufi vetëm qiellin. I ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij, se nuk I mjafton karrigeja e vet”-tha Berisha./

Më shumë video

Reklamë