E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha i bashkohet pas 1 viti protestave të demokratëve, tensione dhe përplasje të forta! Çfarë prodhoi mosbindja civile

Për rreth tre orë opozita ka bllokuar 5 akset kryesore rrugore në Tiranë mbrëmjen e kësaj të hëne. Risi në këtë protestë ishte pjesëmarrja fizike e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ashtu si dhe në protestat e tjera ka qenë e njëjta panoraë nga njëra anë prtotestuesit që bllokojnë levizjen e lirë të mjeteve në rrugë e nga ana tjetër policia që bën thirrje dhe tenton herë pas here zhbllokimin e rrugës.

Reklamë

Ka patur disa përplasje edhe përgjatë proteste mes qytetarëve dhe policisë, iku më të ashpra ishin ato në sheshin “Willson” në rrugën e “Elbasanit” si dhe te “Pallati me Shigjeta”.

Gjatë përpalsjeve me policinë kanë mbetur të lënduar deputeti Agron Gjemarkaj, si dhe Xhelal Mziu.

Ndërkohë që vetë kryedemorkati Sali Berisha e nisi marshimin e tij nga “Rruga e Elbasanit” e vijoi më pas te Bashkia, për të vijuar më tej te “Zogu i Zi’ e te sheshi “Willson”.

Të të gjitha pikat mesazhi kryesor i berishës për protestuesit dhe qytetarët isghte se mosbindja civile nuk ndalet deri sa mazhoranca të pranojë kushtet e opozitës që janë garantimi i votës së lirë dhe qeveria teknike.

“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot ëhstë përsëri dita e demokratëve, ja ku jemi në detyrë, në protesë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër do të jetë i vështirë, si për padrinon e Tiranës ashtu edhe për padrinon e Beogradit. Edhe në Begograd po dridhet nga themelt diktatori, edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. I përshëndes të gjithë demokratët që kanë ardhur nga të katërta anët e vendiot. Përshëndes qytetarët e Tiranës, i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ne nuk do ta lejojmë pa plotësuar qëllimet tona, zgjedhje të lira, qeveri teknike”, tha Berisha.

Ndërkohë nuk munguan as kërcënimet e Berishës në drejtim të policisë, duke i parlajmëruar se nëse nuk do të lejojnë qytetarët të protestojnë do të tmerrohen, pasi sipas tij ka 75 mënyra për të bërë mosbindje civile.

“Policia do të marrë ndëshkimin që meriton. Mosbindja civile ka disa forma të tjera që tmerrojnë polici dhe qeveri. Ju bëj thirrje banditëve me uniformë pmos prekni asnjë protestues, janë në të drejtën e tyre kushtetuese”, tha Berisha.

Ndërsa në fjalën përmbyllëse Berisha uroi Krishtlindjen për të gjithë shqiptarët, me premtimin se betejat nuk do të ndalen e do të vijojnë sërish vitin e ardhshëm.

Pas përfundimit të protestës policia ka shoqëruar disa persona.

Kujtojmë që opozita bllokoi 5 akset kryesore në Tiranë,  kryqëzimin tek rruga e Elbasanit, sheshin para bashkisë së Tiranës, sheshin Willson, zonën tek Pallati me Shigjeta dhe Zogun e Zi. /Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë