Subscribe

Vijojnë replikat në Kuvend midis ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Grupit e Parlamentar të PS Taulant Balla për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Berisha tha se nuk mund të përdoret Amerika për të justifikuar shkeljen e ligjeve.

 

“Të përdorësh Amerikën për të justifikuar për të shkelmuar ligjet, për të ndaluar votën e lirë në partinë kanabiste, për të maskuar me termin dhuratë , pallate dhe apartamente të tëra, nuk ka fyerje më të rëndë se sa për Amerikën e parimeve, të votës së lirë për Amerikën që qëndron për paqe dhe vlerë!? Pra ti je larg nga këto parime të paktën vite dritë dhe ju mendoni se duke përdor Amerikën, termin fond u bërë amerikan, apo se duke tupëruar …e dini që turpëroni edhe shqiptarë edhe amerikanë me ata bagazh që ke. këtu të paktën mos fol për Amerikën, por fol për Sorosin”, tha Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *