E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Berisha: Betejë në parlament! Kreu i PD vijon akuzat ndaj Ramës se përdori bandat në 11 maj

Të enjten Partia Demokratike do të jetë në parlament për të denoncuar procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin Sali Berisha e cilëson farsë elektorale.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha nuk dha detaje për aksionin e opozitës në Kuvend, por deklaroi se opozita në këto javë të fundit të këtij parlamenti ka vetëm një mision: denoncimin e zgjedhjeve.

Reklamë

“Opozita në parlament do të denoncojë farsën elektorale të majit të 2025. Tani për opozitën nuk ka, tema qendrore është farsa elektorale dhe narkodiktatori që organizoi farsën”, tha Berisha.

Në këtë dalje para gazetarëve, Berisha denoncoi zgjedhjet në Vorë, proces në të cilin, sipas tij, u përfshinë edhe bandat kriminale.

Berisha shfrytëzoi edhe raportimet e mediave ditën e zgjedhjeve nga Vora, mes të cilave edhe raportimet e Vizion Plus, për të mbështetur akuzat se bandat ndikuan në rezultat.

“Banda e tërë në oborr. Të gjitha, urdhëroni zgjedhjet… Gazetarja me guxim e demaskon, e nxjerr mashtrues, tregon se ai është xhandar aty, xhandar i zgjedhësve. Ai ka votuar, nuk ka lidhje me votimin, përveçse me policimin e votuesve”, tha Berisha.

Betejën për zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha duhet ta bëjë në parlament edhe me deputetët që nuk garuan apo nuk fituan dot në këtë garë elektorale, e që për herë të fundit do të shkojnë në parlament.

Gjysma e grupit parlamentar aktual, 21 ligjvënës të PD-së, nuk u futën në lista ose nuk arritën të fitojnë, dhe në shtator nuk do të jenë më deputetë.

Mbetet për t’u parë sa prej tyre do të mbështesin Berishën në betejën e tij në Kuvend, në një kohë që politikanë si Dashnor Sula apo Ferdinand Xhaferraj, edhe publikisht, kanë bërë përgjegjës kryetarin e PD-së, Berishën, për humbjen./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë