Subscribe

Në 31 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Lezhë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist, ku një person synon të mbajë peng shqiptarët dhe pluralizmin.Per berishen pushtuesi I shtepise se demokrateve eshte Edi Rama.

 

 

“8 janari është faqja më e zezë në 30 vite e një qeverie shqiptare. Edi Rama faktoi se ai ishte autori i vërtetë i pushtimit të shtëpisë tonë. Nuk është problem i një zyre, një ndërtese, është zbatimi themelor i zbatimit të shumicës dhe pakicës.
Selia e PD ishte ajo seli që ne shkuam të hymë në shtëpinë tonë. Edi Rama rrethoi Lul Bravën, pengun e tij jo vetëm me 8 oficerë garde, por ai i pajisi me të gjitha mjetet e dhunës të një policie agresive.”

 

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike shkoi edhe me tej kur tha se skenari I dhunes qe ndodhi ne 8 janar u pergatit ne Beograd.

 

“Edi Rama kishte një skenar të parapërgatitur me kërkesa direkte dhe nga Beogradi kundër demokratëve paqësorë. Basha kishte ose tu përvishet banditëve, ose tu dorëzojë shtëpinë banditëve, por kjo e dyta nuk bëhet. Edi Rama kërkon të mbajë peng shtëpinë e demokratëve. kemi të bëjmë me fatin e lirisë, të interesit kombëtar.”

 

Ish-kryeministri nuk kurseu as kreun e partise demokratike lulzim basha duke e quajtur armikun e demokratev dhe peng te kryeministrit EDI Rama

 

“Ne kemi një armik më të rreziksëhm se ai në ’90-‘91. Ai në atë kohë ishte diktator i cili në biografi kishte vrasje politike dhe në 90 vriste të rinj e zvarriste kufomat e tyre. Rrota e historisë nuk mund të kthehet mbrapa. Jemi i vetmi vend ku kreu i qeverisë mendon se do mbajë peng pluralizmin në Shqipëri. Beson se duke mbajtur peng Lul Bravën do shkelmojë mbi të drejtat e shqiptarëve, të përzërë nga Shqipëria të rinj.”

 

Berisha u deklarua i vendosur per ta cuar vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

“Në jug ka vjedhur 10 herë më shumë. Kjo është arsyeja që sot duam tu japim përgjigje më të vendosur të përmbysim narkoshtetin dhe të çojmë shqiptarët drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot jemi në këmbë dhe sot PD është më e fuqishme se kurrë, as mos ta vërë kush në dyshim këtë. kemi mision të kthejmë votën e lirë të shqiptarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *