Subscribe

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla për nxjerrjen e të dhënave të sistemit “Tims”. Gjatë një tryeze për sigurinë, ish-kryeministri Berisha deklaroi se të gjitha të dhënat sekrete për krimin janë marrë në mënyrë të paligjshme.

 

SALI BERISHA

 

“Po kush i nxori? I dërguari direkt i Edi Ramës, Ervin Muça, një kriminel që urdhëroi punonjësit e policisë të hedhin të dhënat në këtë USB. Disa prej tyre refuzuan, bravo iu qoftë! Por çfarë ndodhi? Ai mori punonjës privat dhe të dhënat i mori. Ku është sot? Aty ku ishte në detyrë. Po pse? Po Taulant Balla shkoi pikërisht për këtë mision dhe të dhënat i morën.”

 

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm për lidhje me bandat dhe po të njëjtat akuza artikuloi ndaj drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu.

 

“Çfarë ka bërë Ardi Veliu? Ka vendosur linjë private të komunikimit me krimin, të survejimit të opozitës, të survejimit të kundërshtarëve politikë nga Oltion Bistrot me shokë. Dhe tani lan duart. Në EncroChat janë 60 oficerë kryesorë policie, të gjithë në regjistrime në bashkëpunim të ngushtë me krimin. Cili është qëndrimi që po mbahet?”

 

Sipas ish-kryeministrit për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin situata e sigurisë në vend është problematike.

 

“Është në një rreth fatal, ku vota shndërrohet në krim dhe krimi shndërrohet në votë.”

 

Sipas Sali Berishës është opozita, e cila në këtë situatë duhet të reagojë dhe të ngrihet kundër qeverisë Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *