Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi prokurorin e dosjes se inceneratorët të Tiranës për korrupsion, pasi sipas tij ka marrë ryshfet për të mos i dhënë materialet edhe pse PD është pale paditëse.
Gjatë një konference me gazetarët, në ditën që çështja e inceneratorëve kaloi për gjykim, Berisha e bëri të qartë se nuk beson tek sistemi i drejtësisë
“Do të bëjmë gjyq publik. Do ta marrim dosjen dhe do t’i njohim shqiptarët, do u tregojmë fytyrën e vërtetë të këtyre kriminelëve në SPAK, të cilët ndajnë para me vjedhësit dhe me kriminelët. Si mundet ai të mos na japë ne, dosjen, që jemi kallëzuesit. Mund pasi merr 200 mijë euro apo 300 mirë euro ryshfet. Ndryshe nuk bëhet kurrë kjo. Këto janë vetëm pagesa, është transaksion, histori transaksioni”, tha Berisha.
Por Berisha akuzoi edhe drejtuesin e prokurorisë së posaçme Altin Dumani, i cili sipas tij ka konflikt interesi në raport me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke përmendur sërish emrin e Klajdi Meces, i cili sipas tij ka punuar drejtor në bashki
“Ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi. Pra, vartësi i Erion Veliajt i uron burrit të kushërirës, Altinit, gëzuar 50-vjetorin e ditëlindjes së tij. Në qoftë se më parë kemi akuzuar Krajën si një njeri që bllokonte hetimet për 3 vite me radhë për arsye se kishte nipin dhe mbesën punonjës në Bashkinë e Tiranës, të paktën ai, për faqe të zezë, tre javët e fundit u detyrua të japë dorëheqjen. Kurse Altin Dumani nuk i zbuloi kurrë lidhjet e tij dhe konfliktin flagrant të interesit që ka me Erion Veliajn nëpërmjet të dashurit kushëri, Klajdi Meçaj, kushëri i parë i gruas, drejtor në bashki”, tha Berisha.
Për herë të parë kryetari i PD Berisha u pozicionua edhe në konfliktin e krijuar mes kryetares së gjykatës kushtetuese Holta Zacaj dhe kryetarit të gjykatës se lartë Sokol Sadushi, duke akuzuar këtë të fundit se ka shkelur ligjin
Në raport me betejat e tij ligjore për të hequr non graten britanike, Berisha pranoi se ka humbur betejën ligjore në Londër.
“Kërkesa ime nuk ka qene për heqjen ose mosheqjen, ka qene për procedurën. Tani avokatet e mi po shohin mundësinë për te shkuar ne Strasburg”, sqaroi Berisha.
Një vit më parë kryetari i PD Berisha humbi edhe betejën kundër sekretarit amerikan të shtetit Blinken, të cilin e paditi për shpifje në Francë pasi u shpall non gratat nga Shtetet e Bashkuara./vizionplus.tv