Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët në Hamallaj të Durrësit, në mbështetje të Ardian Mukës, kandidatit të koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”.

 

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve demokratë, ish-kryeministri akuzoi Edi Ramën se po shtetëzon shtëpitë e rindërtuara në zonat e tërmetit.

 

“Qytetarët u trajtuan nga qeveria për t’u plaçkitur votën nëpërmjet dëmshpërblimeve të tërmetit. Dhe së fundmi ka bërë ligjin, shtëpitë e rindërtuara nga fondet e tërmetit, banorët që i kanë ndërtuar në trojet e veta, de facto nuk i kanë të tyre, nuk mund t’i shesin, nuk mund t’ua lënë as trashëgim kujt. Ky është një formë shtetëzimi e fshehtë e shtëpive. Të moshuarit e kujtojnë këtu tërmetin e vitit 1978 që rrafshoi me qindra banesa në Bushat dhe zonën e Nën Shkodrës. Diktatura i ndërtoi shtëpitë dhe askujt nuk i tha se shtëpinë nuk mund ta shesësh”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *