Sali Berisha ka akuzuar Ministren Spiropali se është pasuruar në mënyrë të paligjshme gjatë kohës që ishte në krye të Doganave.

Gjatë fjalës në Kuvend Berisha deklaroi se Spiropali dhe bashkëshorti i saj kanë lumturuar njëri tjetrin me para publike.

 

Berisha shkoi edhe më tej teksa tha se bashkëshorti i ministers Spiropali i ka dhënë tendera të vëllait të saj.

 

“Ndrikull Spiropali është titulli i një postimi, pas çdo fjale ka një vjedhje. Ndrikull 5 milionëshja është famoze me bashkëshortin e saj, Salarjonin, e cila ia jepte tenderat vëllait të saj që të shtoheshin milionat.

Zonja që u pasurua aq shumë në dogana saqë kudo ta prekësh para nxjerr, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderat e KESH. Edhe aty përsëri Salarjoni, pra në qoftë se ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njeri tjetrin me para publike janë Spiropali- Toto.
Yt shoq i jep tenderin vëllait tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe ditën për diell si kjo. Do të ta them edhe tenderin”,- tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *