Shpejtësia e madhe për pak sa si ka marrë jetën tre të rinjve sot në Berat. Duke udhëtuar me shpejtësi të madhe në mjetin tip Toyota, me targa AA 492 UM, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrrollin në dalje të qytetit dhe ka përfunduar në kanal.

Mendohet se shpejtësia jashtë normave të lejuara dhe garat e shpejtësisë mes njëri-tjetrit që bëjnë të rinjtë në këtë aks rruge, kanë bërë që makina të shkasë dhe të përfundojë në kanalin në anë të rrugës.

Edhe pse përplasja e mjetit, siç mund të shihet edhe nga pamjet filmike ka qenë e fortë, tre të rinjtë që ndodheshin brenda mjetit kanë shpëtuar pa u lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë ekspertizën e vendit të aksidentit që fatmirësisht nuk shënoi as të lënduar mes kalimtareve ne këtë lagje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *