Dy bashkëshortë mbeten të plagosur paraditen e kësaj të mërkure në Berat.

 

Aksidenti ndodhi tek ura e Goricës, rreth orës 10:15 minuta kur autobusi  i linjës Berat-Tiranë që drejtohej nga një 24 vjeçar përplasi një motoçikletë. Sipas policisë në motoçikletë udhëtonte çifti i bashkëshortëve 59 dhe 66 vjeç. Për shkak të plagëve të marra të plagosurit u dërguan në spitalin e Beratit.

 

Policia shoqëroi në komisariatin e beratit drejtuesin e mjetit i cili shkaktoi përplasjen. Si pasoje e aksidentit u krijuan radhe te gjata mjetesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *