Me pranga në duar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zbriti nga furgoni i policisë, pasi la qelinë këtë të martë për të dëshmuar në komisionin hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi.
Ish-ministri u përpoq të fshihte prangat përpara kamerave duke mbuluar duart me xhup.
Beqaj mori miratimin e drejtorisë së burgjeve për të dëshmuar në Kuvend.
Ndërsa një ditë më parë dëshmoi biznesmeni Ilir Rrapaj, gjithashtu i paraburgosur me kërkesë të SPAK, më parë ka dëshmuar në komision edhe Klodian Rjepaj, ish-zv.ministri i Shëndetësisë.
Komisioni hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi e mbyll mandatin të enjten.