Përmbysje e madhe ne kampionatin portugez. Ne derbin e qytetit te Lisbonës, Benfika ka mundur Sportingun ne fushën e këtij te fundit dhe ka marre kryesimin e kampionatit. Ne ndeshjen e transmetuar ekskluzivisht ne paketën Tring, dy skuadrat e kane nisur fort takimin, por ajo çka vendosi ishte mos vëmendja e mbrojtjes vendase. Ne minutën e 22 te ndeshjes pas një krosimi te Jonas nga e majta, mbrojtja vendase nuk arrin te largoje topin si duhet dhe ai kthehet serish Brenda zonës. Ngec ne këmbët e William Karvahlos qe rrezohet dhe Kostas Mitroglu nuk fal, por godet fort dhe topi ndalet ne rrjete. Greku tregoi se është nje sulmues race dhe brenda zonës nuk fal. Vendasit shokohen nga goli, por arrijnë ta marrin veten dhe nisin një seri sulmesh ne portën kundërshtare. Si Adrien Silva ashtu edhe te tjerë lojtare u munduan shume te barazojnë, por nuk ja dolën. Edhe nje goditje e Jeferson nga jashtë zonës u ndal ne traverse. Benfika e ka administruar mire lojën dhe ka marre me vete tre pike te çmuara qe mund te rezultojnë vendimtare ne garën per titull. Ne renditje, shqiponjat kryesojnë tashme me 61 pike dy me shume se Sportingu i vendit te dyte.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *