E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Benfica fiton me vështirësi kundër Vitoria Setubal

Në Portugali Benfica mori një fitore shumë të vështirë kundër Vitoria Setubal, duke shkuar përkohësisht në +4 në raport me Porton e vendit të dytë.

 

Kryeqytetasit u gjenden shumë shpejt në disavantazh pas një goli të Kostinjës, por Raul Himenes barazoi shifrat në minutën e 28.

 

Reklamë

Barazimi do t’i kishte kushtuar shumë Benfikës po të mos kish qenë për një penallti të fituar në minutën e ’92, që u transformua në gol sërish nga Rauln Himenes.

 

Shqiponjat e Lisbonës shkojnë me një avantazh të ndjeshëm në duelin për titullin kampion që do të luhet javën e ardhshme kundër Portos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë