Benfica mori nje fitore shumë të vështirë në sekondat e fundit kundër Estoril duke mbajtur gjallë shpresa për titullin kampion në Portugali.

 

Kryeqytetasit fituan 2 me 1 në transfertë ne javën e 31 të kampionatit dhe tani janë të parët me një pikë më shumë sesa Porto që e luanë këtë të hënë sfidën e vet në shtëpi ndaj Vitoria Setubal.

 

Takimi i transmetuar në Tring ishte shumë i fortë, megjithëse miqtë me golin e shënuar që në minutën e 8 me anë të Rafa Silves dhanë përshtypjen se nuk do ta kishin problem Estorilin.

 

Por të zotët e shtëpisë që po luftojnë për të mos rënë nga kategoria nisën të tregojnë dhembet dhe pas disa momenteve të rrezikshme ia dolën të barazojnë në minutën e 63 me anë të Rafik Haliche.

 

Estorili do të kishte merituar të kalonte edhe ne avantazh pot ë ishte treguar me i saktë para portës së Benfikës e cila rrezikoi të hiqte dorë para kohe nga gara për titullin por iu fal në shtesë një goli të argjentinasit Eduardo Salvio.

 

Fitorja te paktën e mban hapur çështjen e titullit deri ne fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *