Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Lufta në Iran rrit inflacioni në Gjermani me 2.9%

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë...

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë në kohë...

Morën vilën me qera në Elbasan për prostitucion dhe...

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në GJKKO për...

Greva për 1 majin, nesër ndërpritet transporti publik dhe...

Çmimi i naftës në nivel rekord, arrin në 126...

Ministri Malaj: 205 mld lekë të ardhura në 3...

Gara për kreun e PD, Salianji, Alesia Balliu dhe...

Astronautët e Artemis II në Shtëpinë e Bardhë, Trump...

Bello: Qeveria gati masat për fiskalizimin e tregut turistik, pritshmëritë për sezonin e ardhshëm

3 Tetor 20:31

Zv/ministrja e Turizmit, Vilma Bello, në një intervistë për Vizion Plus foli për të dhënat befasuese që vijnë nga ky sektor, si dhe pritshmëritë e sfidat për sezonin e ardhshëm turistik.

 

Shqipëria ka një ambicie që të ketë turizëm në çdo ditë të vitit, si do realizohet kjo?

 

“Kjo është një sfidë e të gjithëve, ashtu siç edhe kryeministri e tha, atë që Shqipëria dëshiron të ketë, jo vetëm për atë që ofron, por edhe sepse do të donim shumë që këtë fjalën sezon të mos e përdorim më, por të flisnim për një Shqipëri të një turizmi gjithë vjetor”, thotë ajo duke nënvizuar se arritja e një turizmi të qëndrueshëm do e çojë vendin drejt këtij synimi.

 

Sezonin që lamë pas, hasëm një problem me njësitë akomoduese, si do zgjidhet në sezonin tjetër?

 

“Kjo është një problematikë e ngritur”, pohon ajo, por shton se turiztët megjithatë janë akomoduar në bujtina apo apartamente. “Është një sfidë që rritje e hapësirave akomoduese jo thjeshtë për numrin, se sa do të thoja për rritjen e cilësisë së shërbimit në këto hapësira. Ndoshta kemi nevojë për hapësira më të mëdha në struktura akomoduese me kapacitete më të mëdha, me më shumë shtretër apo me të gjitha kushtet dhe standardet që një strukturë duhet të ketë”, tha ajo.

 

Transporti publik ishte një tjetër problematikë, si do zgjidhet?

 

“Ka pasur një nismë shumë të mirë, e cila ka nisur nga E-transport, Drejtoria e Përgjithshme  Transportit Rrugor Shqiptar, për të mund të realizuar një formë të veçantë të digjitalizuar të informacionit të transportit. Ashtu sikurse edhe bashkitë që kanë rolin e tyre, jo vetëm të bëjnë transportin e tyre urban ndërqytetas apo qyteteve të tjera, por përmes E-transportit që përmenda pak më lartë, kjo do të ndihmojë më shumë për lëvizjen nga një destinacion në tjetrin”, thekson ajo.

 

Formalizimi i tregut të turizmit mbetet një çështje tjetër, ku turizmi nuk përkthehet në të ardhurat reale, çfarë do të bëni për të rregulluar këtë çështje?

 

“Ulja e taksës në 6% e strukturave akomoduese vite më parë, si një kërkesë që erdhi prej sektorit privat, ka pasur padyshim përfitimet e veta në buxhetin e shtetit, por jo plotësisht. Ata e bënë këtë kërkesë për të formalizuar dhe patjetër që kjo do të nxiste formalizimin, sigurisht që pati hapa formalizimi, por kjo nuk ishte një formalizim total. Nga ana tjetër, ka një formalizim tjetër, sepse në draft-ligjin që ne sot e kemi hedhur në konsultim publik, draft-ligji për turizmin ka propozime të reja për ta formalizuar pikërisht tregun turistik”, nënvizon ajo.

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
Draft projektligj Sezon Turistik Shqipëri turizem

Nga e njëjta kategori

Përfundon takimi i Hitës me drejtuesit e policisë vendore të Elbasanit, porositë që iu la

më shumë...

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë në kohë rekord! Kallëzimin e kam bërë si qytetar

më shumë...

Festivali i këngëtarëve lirikë, të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkohen në Korçë

më shumë...

Morën vilën me qera në Elbasan për prostitucion dhe shitje droge, arrestohen 4 vajza nga Kolumbia dhe Republika Domenikane

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:30

Lufta në Iran rrit inflacioni në Gjermani...

2:10

Maji më i vështirë për 4 shenja...

2:06

Çfarë tregon ulërima e maces gjatë natës?

1:50

BE: Keqardhje për Kosovën, duhet urgjent dialog...

1:35

Përfundon takimi i Hitës me drejtuesit e...

1:32

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën...

1:19

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë...

1:04

Festivali i këngëtarëve lirikë, të rinj nga...

12:53

Morën vilën me qera në Elbasan për...

12:53

Kanye West vjen në Shqipëri, sjell një...

12:37

“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për...

12:36

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në...

12:27

Greva për 1 majin, nesër ndërpritet transporti...

12:21

U raportua për prani gazi në zonën...

12:19

Çmimi i naftës në nivel rekord, arrin...

11:55

Zbulohen në Tiranë 2 lokale ku organizoheshin...

11:53

Ministri Malaj: 205 mld lekë të ardhura...

11:31

Gara për kreun e PD, Salianji, Alesia...

11:28

Astronautët e Artemis II në Shtëpinë e...

11:13

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojn...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.