Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 November 2025
Vizion fokus

Belinda Balluku përpara Gjykatës, pritet të njihet me masat...

Të shtënat me armë në Fier mbrëmjen e djeshme,...

Vuçiç mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e...

Sot Dita e Alfabetit, Rama: Gëzuar! Fjala shqipe vazhdon...

Të shtëna me armë zjarri në Fier, policia blindon...

Bombardimet ruse, goditet një ndërtesë, humbin jetën 5 persona...

EMRI/ Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, humb...

Festa Kombëtare e Shqipërisë! Ministrja Diella “e pranishme” në...

Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun...

Britania pritet të miratojë planin e Kinës për një...

Belinda Balluku përpara Gjykatës, pritet të njihet me masat e sigurisë për “Tunelin” dhe lotin 4 të Unazës

22 Nëntor 11:35

Numri dy i pezulluar i qeverisë me vendim gjykate, Belinda Balluku, bashkë me vartësit e saj, krerët e ARRSH dhe të KESH janë në pritje të komunikimit të masave respektive të sigurisë.

Ballukut do t’i komunikohet edhe vendimi që e ndalon të dalë nga Shqipëria një kërkesë kjo e Prokurorisë së Posaçme dhe e vendosur nga Gjykata Antikorrupsion.

Dy vartësit e saj, Gentian Gjyli i ARRSH dhe Erald Elezi i KESH, janë vendosur në masa arresti shtëpiak, ndaj drejt gjykatës u shoqëruan nga forca policie.

Seanca gjyqësore, e planifikuar për në orën 09:00, u shty me dy orë pas kërkesës së bërë nga avokatët e tre të pandehurve për tu njohur me aktet dhe fashikujt e dosjes hetimore qË i shërbyen gjykatës për t’i caktuar masat e sigurisë.

Balluku i la ambientet e gjykatës rreth orës 9:45 për tu rikthyer në orën 11:00, në pritje të vendimit që do t’i japë gjykatësi, Erion Çela.

Belinda Balluku sipas vendimit të së enjtes është pezulluar si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe si zëvendës kryeministre. Kjo për shkak të dyshimeve se ka kryer dy herë shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, fillimisht me tunelin e Llogarasë e më pas nga hetimet u zbuluan edhe abuzime me lotin 4 të Unazës së Madhe.

Tenderi për ndërtimin e tunelit ka pasur një fond limit 190 milionë euro, kurse ai e Unazës së Madhe, 20 milionë euro. Sipas SPAK, autoriteti kontraktues ka paracaktuar fituesit dhe ka zgjedhur ofertën më të madhe, dhe rrjedhimisht duke  shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
balluku GJKKO

Nga e njëjta kategori

Uji mban të rrethuara disa banesa, bie niveli i lumenjve dhe përrenjve në veri

më shumë...

Një viktimë nga përmbytjet në Korçë, gjendet trupi i pajetë i të moshuarës që u mor nga rrjedha e ujit

më shumë...

Të shtënat me armë në Fier mbrëmjen e djeshme, dy të arrestuar! 33-vjeçari që qëlloi në kërkim

më shumë...

Situata e vështirë pas përmbytjeve në Lezhë, banorët ende nën ujë, dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • EMRI/ Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, humb jetën 24-v...
  • “S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mbli...
  • “Të pezullohet vendimi i GJKKO për Ballukun”, zbardhet kërke...
  • “PodKastro” nga sot në Vizion Plus, Kastro Zizo sjell një tj...
  • Kush e donte kokën e Belinda Ballukut? Avokatja dhe gazetari...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.