E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Belgjika do të lejojë familjet të ftojnë deri në 4 persona në shtëpitë e tyre

Belgjika po lejon çdo familje të ftojë deri në katër persona në shtëpinë e tyre nga e diela, si pjesë e strategjisë së vendit për të lehtësuar kufizimet e koronavirusit.

Kryeministri Sophie Wilmès njoftoi planin për të lejuar “flluska sociale” javën e kaluar, duke vënë në dukje se ndarja nga miqtë dhe familja ishte bërë e padurueshme për disa.

Reklamë

Por policia belge ka thënë se plani do të jetë i pamundur për tu zbatuar.

Të premten, zëdhënësi i qeverisë Steven Van Gucht u bëri thirrje njerëzve të mendojnë me shumë kujdes se cilën familje duan të takojnë.

Vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, raportohet se po konsiderojnë lëvizje të ngjashme për t’i lejuar njerëzit të zgjerojnë grupet e tyre sociale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë