Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka reagoi ndaj homologut grek Giorgos Gerapetritis ne lidhje me ceshtjen “Beleri”.

 

Kryediplomati grek tha se mbajtja e Fredi Belerit në burg nuk është çështje e drejtesise por e politikës.

 

Permes nje postimi ne twitter, Xhacka shkroi betimi i kryebashkiakut te ndaluar nga drejtesia eshte ceshtje e institucioneve te drejtesise dhe jo e qeverise shqiptare dhe asaj greke.

 

‘Nuk ka mundësi që miqtë & fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë,kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare!Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu:Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke.

 

 

Xhacka shton se ia ka bere te qarte homologut grek se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar.

 

Dhe sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr zotin Beleri nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak.Me keqardhje po kjo është kështu dhe vetëm kështu.’- nënvizon Xhaçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *