Subscribe

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, u premtoi qytetarëve të zonës se Zallbastarit ndërtimin e 5 tregjeve në hyrje të kryeqytetit.

 

Gjatë një takimi në këtë zonë, Bejko premtoi më shumë vëmendje për zonat rurale të Tiranës.

 

ROLAND BEJKO

 

KANDIDAT PER BASHKINE E TIRANES

 

“Do jenë 5 tregje kryesore, në 5 arterie që të fusin në Tiranë. Për shembull nga zona juaj, meqë ju kaloni te rruga e Arbrit, mu në hyrje të Tiranës. Për ju s’do jetë shumë larg, të mos futeni në Trafikun e Tiranës, por edhe për qytetarët e Tiranës të mos dalin nga Tirana, të mos dalin nga Tirana dhe të blejnë ushqimet tuaja, se nuk e bëjnë këtë gjë. Ne do t’u ofrojmë prodhime tuaja të freskëta, bio qytetarëve të Tiranës me qëllim që ekonomia juaj shtëpiake të përmirësohet.”

 

Bejko premtoi edhe heqjen e taksës për arsimin.

 

“Taksa e infrastrukturë shkollore, taksa e infrastrukturës sportive që paguhet si në fshat si në qytet, si nga ata që kanë fëmijë, si nga ata që s’kanë fëmijë në shkolla, ne do ta heqim këtë, sepse është e tepërt. E ka kaluar afatin, e ka shtyrë me dy vite të tjera bashkia, me një vendim të Këshillit Bashkia, që nuk merret vesh si është bërë. “

 

Nga ana tjetër, Bejko premtoi përgjysmimin e taksës së pastrimit, si dhe uljen e tarifave të tjera që paguajnë sot qytetarët e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *