Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra pas akuzave që i bëri Lulzim Basha lidhur vonesat në procesin e rindërtimit.

Nga foltorja e kuvendit, kreu i qeverisë i kërkon që të flasë me argumente, dhe mos të bëjë të “fortin” në parlament.

“Nuk e di ku i sheh ti ata që gdhihen në çadra se ti ngrihesh vonë dhe kur ngrihesh ti, ata janë në punë. Në çadra, qysh nga dita  e parë e sot, janë rreth 400 familje, por siç ke gërmuar dhe më përpara, shko prap dhe gërmo nëse te ata në çadra ka një familje që nuk vazhdon të marrë bonusin e qirasë. Ata rrinë në çadra se ndryshe nga ty punojnë, e nxjerrin bukën me punë e tyre jo të tjerëve dhe ndryshe nga ty nuk i ka mbajtur njeri në krah për vite të tëra. Ti kur i qan hallet të tjerëve, e sidomos popullit, mban një erë hipokrizie or ti Lulëzim sa edhe këta që janë këtu që janë me ty, aq shumë e kanë të vështirë ta përballojë, sa edhe këta aq shumë e kanë gënjyer veten që je lider i tyre , sa tani pyesin, a je ti apo nuk je ti. E ke një mundësi t’i shmangësh këto budallaqe, e fokusohu te faktet e argumentet. Aman na e kurse këtë të fortin, mos e përsërit më sa të provosh se je në gjendje të rrish pranë 50 demokratëve në të njëjtën kohë, a të keqen vëllai se të kam xhan.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *