Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë ngre pyetje...

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës infektohen me...

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2 milionë dollarë...

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, Rama:...

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të premten drejtuesit...

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon aplikimet për...

Trump shtrëngon emigracionin, SHBA planifikon revokim masiv të vizave...

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Begaj vizitë zyrtare në Azerbajxhan, merr pjesë në forumin global në Baku, takohet me homologun Aliyev

14 Mars 19:53

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë pune në Azerbajxhan.

Gjatë qëndrimit në Baku, Presidenti  Begaj, zhvlloi disa takime bilaterale , ku veçojmë ato me Presidentin e Azerbaxhanit, Ilham Aliyev dhe me kryeministrin Ali Asadov.

Lexo edhe :

Related Posts

Presidenti Bajram Begaj nderohet me titullin “ Nizami Ganjavi, Çmim Ndërkombëtar për vitin 2024”

Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë me homologun Ilham Aliyev, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet shumë të mira politike midis dy vendeve, perspektivat, si dhe përforcimin e bashkëpunimit ekonomik me fokus tek energjia dhe turizmi.

Gjatë takimit me Presidentin e Azerbaxhanit, Aliyev, u vlerësuan zhvillimet pozitive mes dy vendeve (heqja e vizave për shtetasit e dy vendeve dhe krijimi i Komitetit të Përbashkët Shqipëri- Azerbaxhan në ekonomi, teknologji dhe industri).

Gjithashtu në takim u theksua potenciali i Shqipërisë si nyje rajonale e shpërndarjes së gazit.
Presidenti Begaj ftoi sipërmarrjen shtetërore dhe atë private të investojnë në Shqipëri

Gjithshtu presidenti mori pjesë në “Global Baku Forum”, një takim i përvitshëm që mbledh udhëheqës dhe personalitete nga e gjithë bota: Presidentë, Kryeministra, ekspertë të fushave të ndryshme dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare.

“Fixing the Fractured World” ishte tema e “Global Baku Forum XI” për këtë vit, në të cilin Presidenti Begaj mbajti një fjalë të posaçme, ku theksoi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mes shteteve dhe qeverive për të përballuar me sukses sfidat aktuale.

“Në një botë ku ndasitë duket se sa vijnë e thellohen nga dita në ditë, tema e forumit tonë nuk mund të ishte më urgjente”, theksoi Begaj.

“Jetojmë në një epokë me sfida të pashembullta. Ndryshimet klimatike, paqendrueshmëria politike, pabarazitë ekonomike, padrejtësitë sociale, dhe jo vetëm, janë çështje globale që nuk mund të trajtohen vetëm në nivel rajonal. Zgjidhja e tyre kërkon bashkëpunim”,  deklaroi Presidenti i Republikës.

Në lidhje me rolin e Shqipërisë në rajon, Kreu i Shtetit rikonformoi orientimin euroatlantik dhe qëndrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve si faktor kyç për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Në këndvështrimin e Shqipërisë, si një aleate e palëkundur në NATO dhe vend kandidat për anëtarësim në BE, pasojat e këtij konflikti dhe roli ynë në arkitekturën mbarë evropiane të sigurisë, janë thelbësore”.

“Shqipëria, e gjendur në udhëkryqin e interesave të mëdha gjeopolitike, është mëse e vetëdijshme për rëndësinë e stabilitetit dhe bashkëpunimit. Rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit në BE nuk është vetëm një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj vlerave demokratike, reformave ekonomike dhe shtetit të së drejtës, por, gjithashtu, një tregues i qartë i përkushtimit tonë për të kontribuar në mënyrë sa më të efektshme për sigurinë dhe prosperitetin e kontinentit evropian”.

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Begaj theksoi: “Stabilizimi i një bote të trazuar nga ndasitë nuk lidhet vetëm me adresimin e sfidave globale, por me humanizmin tonë të përbashkët, vlerat tona të përbashkëta dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Së bashku, ne duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi, të nxisim zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe të promovojmë paqen dhe sigurinë. Udhëtimi ynë i përbashkët drejt shërimit fillon me hapat që ne ndërmarrim pikërisht sot”../vizionplus.tv/

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike
Tagged:
Bajram Begaj begaj ne azerbajxhan

Nga e njëjta kategori

Kishte kultivuar 215 bimë narkotike, arrestohet në flagrancë 37 vjeçari në Bulqizë

më shumë...

Me pistoletë të mbështjellë me letër kuzhinë në makinë, policia: 26 vjeçari do e shiste

më shumë...

Qëlloi me armë ndaj të riut në lokal, kapet në Berat 35-vjeçari, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

më shumë...

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik pas rastit të parë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:48

Kishte kultivuar 215 bimë narkotike, arrestohet në...

12:25

AAK padit 17 vendime të qeverisë, opozita...

12:24

Me pistoletë të mbështjellë me letër kuzhinë...

12:19

Zjarr gjatë mesnatës në Malësinë e Madhe,...

12:02

Qëlloi me armë ndaj të riut në...

11:51

Vizita e shefit të CIA-s në Moskë...

11:24

Alarm në aeroportin e Frankfurtit, 6 punonjës...

11:01

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis...

10:51

Grabiten disa orë luksoze me vlerë 1.2...

10:45

Kush janë dy gratë që erdhën nga...

10:26

Zjarri përfshin fshatin Skrevan gjatë natës, zjarrfikësit...

10:24

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e...

10:22

Zjarri në malin e Shashicës vihet nën...

10:05

Dalin pamjet, Ylli Zalla nuk u vetëdorëzua,...

9:59

Humb jetën i dënuari në burgun e...

9:42

Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh të...

9:37

Lamallari pret në Rinas 5 shqiptarët e...

9:29

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon...

9:12

Sot, 116 vjet nga lindja e Nënë...

9:08

Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria, mes...

Më të klikuarat

  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Hapet thirrja për 300 kredi me 0% interes për punonjësit e a...
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në një lokal në Tiranë, të rinj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.