Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë shqiptarët me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë.
Begaj thotë se kjo ditë është simboli i arritjes më madhështore të shqiptarëve. Nga ana tjetër uron që shqiptarët të kenë angazhim e iniciativë të ndërmarrin me vendosmëri arritje për ta çuar para kombin.
“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit! Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar
Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar.”
Presidenti i Republikës ditën e sotme, krah autoriteteve më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës vendosi kurorën me lule në vendprehjen e Ismail Qemalit.





