Subscribe

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët mysliman. Presidenti Begaj ka zgjdhur Kavajën si lokacion, ndërsa në mesazhin e tij theksoi se bashkëjetesa fetare është një vlerë e jashtëzakonshme për vendit tonë.

 

“Nga Kavaja uroj të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët ku jetojnë e punojnë gëzuar Festën e Fiter Bajramit! Uroj nga zemra që agjërimi i muajit të Ramazanit ka përmbushur qëllimin e shprehjes së devocionit të besimtarëve përmes sakrificës!

 

Sakrifica në emër të besimit shpresoj të jetë shtysë për ne, për të bërë vepra të mira, për familjen, për shoqërinë dhe për kombin. Në fakt, kjo festë e Fiter Bajramit ka karakteristikë të veçantë solidaritetin dhe dashurinë. Dashurinë për njëri-tjetrin, dashurinë për Zotin. Sot në Kavajë gjeta veten, takova miq të rinj dhe të vjetër, të besimeve të ndryshme dhe ku më mirë se Kavaja tregohet kjo harmoni fetare

 

Bashkëjetesa dhe harmonia fetare për të gjithë kombin tonë është një vlerë e jashtëzakonshme, vlerë e cila duhet ruajtur, duhet promovuar dhe pse jo duhet eksportuar. Të eksportojmë atë vlerë që është më e mira”, tha ai.

 

Begaj shtoi se populli ynë e ka treguar përmes veprave që e përkrah të ndryshmen.

 

“Populli shqiptar e ka treguar me vepra që e përkrah të ndryshmen. Kemi pritur refugjatë afganë, kemi pritur refugjatë ukrainas, kemi hapur dyert tona në ditë të vështira, pse jo edhe në këtë ditë të bëjmë një thirrje që të ndihmojmë ata që janë më të pamundurit, ata që kanë nevojë për më shumë”, shtoi Begaj.

 

Besimtarët myslimajnë festojnë sot Fitër Bajramin, pas një muaji të mbushur me sakrifica. Gjatë muajit Ramazan, besimtarët anë e mbanë botës kanë agjëruar si shenjë e empatisë dhe solidarizimit me të varfërit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *