E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Begaj takon presidentin e Ganës në OKB: Të përkushtuar ndaj forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me homologun e tij nga Gana, John Dramani Mahama, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Në fokus të bisedës mes dy liderëve ishte thellimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ganës, me synim forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, presidenti Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë që ka njohja e Kosovës nga shtete të tjera si pjesë e përpjekjeve për forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj.

“Sot në OKB, u takova me presidentin e Ganës, John Dramani Mahama, për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për të konfirmuar njohjen e Kosovës nga Gana. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, shkruan Begaj.

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë