E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Begaj takohet me Macron në Nju Jork: President francez, mik i mirë i Shqipërisë!

Presidenti Bajram Begaj është takuar ditën e sotme me presidentin francez Emmanuel Macron gjatë punimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Begaj së bashku me Macron dhe liderë të vendeve të tjera kanë qenë pjesë e takimit të Marrëveshjes BBNJ për mbrojtjen e oqeaneve. Begaj shprehet se Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, teksa e quan Macron mik të shqiptarëve.

“Është kënaqësi të takohem me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, një mik i mirë i Shqipërisë.

Reklamë

Këtë herë takimi ynë ishte në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së.

Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, duke bërë të mundur hyrjen në fuqi të saj”, shkruan Begaj.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë