Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për humbjen e mjeshtrit të madh të humorit, Zef Deda. Ai i referohet aktorit si ikonë e humorin, që i ka sjellë shqiptarëve gëzim në momentet më të vështira.

 

 “Sot u shua ikona e humorit, Mjeshtri i Madh, Zef Deda! Lajmi për ndarjen e tij nga jeta prek çdo shqiptar që ka shijuar humorin dhe artin e mjeshtrit të pazëvendësueshëm shkodran. Lamtumirë njeriut që solli gëzim në shtëpitë e shqiptarëve edhe në momentet e vështira!”, shkruan Begaj.

 

Aktori i mirënjohur i humorit, Zef Deda ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë që e mundonte prej kohësh.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *