Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi i banorëve!...

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG mposht Aston...

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në...

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në dy banesa...

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrrje zjarrfikëseve...

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun e Dejës,...

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me...

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët vijojnë të...

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin e Kievit

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis marshimi në...

Begaj pret Trupin Diplomatik shqiptar: Kemi treguar se mund të kontribuojmë për stabilitet

8 Shtator 21:24

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në mbrëmje Trupin Diplomatik shqiptar që shërben në vende të ndryshme të botës.

Kreu i Shtetit, në një fjalim të posaçëm, paraqiti vizionin e tij për një zë më të fuqishëm të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në mbrojtje të interesave kombëtare në një kohë të mbushur me kriza dhe pasiguri.

“Si një vend i vogël në madhësi, por i madh në vullnet, ne kemi treguar se mund të kontribuojmë për stabilitet, për bashkëpunim dhe për zgjidhje të përbashkëta. Ky është roli që forcon pozitën dhe imazhin tonë në botë, si dhe rrit identitetin e Shqipërisë si partner i besueshëm dhe faktor stabiliteti në rajon e më gjerë”.

Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe praninë në NATO, duke u shprehur se “Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare, mburoja jonë në një botë të pasigurt dhe, njëkohësisht, dëshmi e vlerave dhe orientimit tonë Euroatlantik”.

Shqipëria, – u shpreh Presidenti Begaj, – është pjesë e pandashme e Evropës dhe synimi ynë madhor mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian: “Ky është objektivi strategjik që përmbledh aspiratat e qytetarëve tanë për zhvillim, mirëqenie dhe sundim të ligjit. Ky është horizonti që orienton reformat tona dhe garanton rrugëtimin e pakthyeshëm të vendit drejt familjes evropiane”.

Kreu i Shtetit u shpreh, gjithashtu, edhe për nxitjen e zgjerimit të Bllokut Evropian në rajonin tonë, duke theksuar se shqiptarët mbeten faktor stabiliteti dhe kohezioni, e dëshmuar kjo me angazhim dhe kryesim të iniciativave madhore rajonale.

Duke iu referuar organizimit me sukses të Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian në maj të këtij viti, organizimit të Samitit të NATO-s në vitin 2027, si dhe Kongresit Botëror të Ligjit po në këtë vit, Presidenti Begaj theksoi gjatë fjalës së tij se këto janë dëshmi se vendi ynë mund të jetë urë e rëndësishme dialogu dhe bashkëpunimi në Evropë e më gjerë.

Presideti Begaj, gjithashtu, rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë për paqe përmes bisedimeve dhe dialogut, si në rastin e luftës në Ukrainës, po ashtu edhe në shuarjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Po jetojmë një periudhë ndryshimesh dhe tranzicioni në marrëdhëniet ndërkombëtare, çka na shtyn që në politikën e jashtme dhe diplomaci të jemi me qasje më proaktiv, më kritikë e të thelluar në analiza, si dhe më largpamës në prognozën e së ardhmes”.

Gjatë ceremonisë së pritjes, Presidenti i Republikës vlerësoi rolin e diplomatëve shqiptarë duke i cilësuar ata si arkitekt të marrëdhënieve të reja, ndërtues të urave të bashkëpunimit, zëdhënës dhe promovues të vlerave shqiptare në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar.

Duke garantuar mbështetjen e shtetit për ta, Presidenti Begaj i këshilloi ambasadorët të kujdesen në mënyrë të veçantë për Disporën shqiptare nëpër botë.

“Mbajini dyert e hapura të ambasadës për bashkëkombësit! Ata nuk janë vetëm statistika, por janë anëtarë të familjes së madhe shqiptare”, – deklaroi Presidenti i Republikës, i cili theksoi njëherazi rëndësinë e promovimit të Shqipërisë përmes një diplomacie proaktive për mbështetje ndaj gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar.

Për Kosovën, Presidenti kërkoi nga ambasadorët e Shqipërisë të vazhdojnë të punojnë për njohje të reja dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
BEgaj Trupi Diplomatik Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Situatë alarmante në Priskë! Zjarri përhapet me shpejtësi, shkrumbohen dy objekte të pabanuara

më shumë...

Vijon zjarri në Drenie, era dhe terreni i vështirë favorizojnë përhapjen e flakëve

më shumë...

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG mposht Aston Villën 2-1 në një finale dramatike!

më shumë...

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se kishte ndërruar jetë ditë më parë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:45

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi...

11:36

Situatë alarmante në Priskë! Zjarri përhapet me...

11:20

Vijon zjarri në Drenie, era dhe terreni...

11:08

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG...

11:07

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i...

10:59

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në...

10:50

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante,...

10:40

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun...

10:29

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po...

10:19

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët...

10:11

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin...

10:11

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:04

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis...

9:45

Bullgaria po mendon kufizimin e përdorimit të...

9:34

A duhet ta lajmë fytyrën çdo mëngjes?

9:16

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:44

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë...

8:41

Karaburun/ Ndërtuan pa leje në Shën Jan,...

8:30

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

8:07

Spektakël në qiell! Eklipsi total i Diellit...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.