Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë...

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi i frikshëm...

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus: S’është kusht...

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i bashkëshortëve, kishin...

Trump: 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan,...

Një gol më shumë, 21 më pak! Ronaldo i...

Ukraina godet objektet ruse të gazit, dronët fluturojnë 3...

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas...

Kokainë mes trëndafilave, kapen 100 kg drogë në aeroportin...

“Prania Besnike”, Rama ndan detaje nga takimi me ministrat...

Begaj pret përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Presidenti: Angazhimi i Shqipërisë për integrimin në BE mbetet një prioritet kyç

8 Prill 11:20

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të Bashkimit Evropian, Nënpresidente e Komisionit Evropian, nKaja Kallas.

Në fokus të këtij takimi ishte procesi i zgjerimit evropian në rajonin e Ballkanit, ecuria e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në BE, politika e jashtme e Shqipërisë dhe roli i saj në rajon.

Presidenti i Republikës i shprehu Përfaqësueses së Lartë Evropiane mirënjohje për angazhimin e palëkundur dhe vëmendjen e veçantë që i ka kushtuar integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor u vlerësua si mjeti më efektiv gjeopolitik, thelbësor për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetin në rajon.

Presidenti Begaj rikonfirmoi se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol proaktiv në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, duke vepruar si një faktor stabilizues.

Kreu i Shtetit i shprehu përfaqësueses Kallas falënderim për Planin e Rritjes dhe mbështetjen financiare që Bashkimi Evropian ka dhënë ndaj Shqipërisë dhe rajonit.

Presidenti Begaj konfirmoi se Shqipëria është e përkushtuar në ruajtjen e vlerave thelbësore të BE-së: respektimin e të drejtave themelore.

Presidenti Begaj, gjatë bisedës me zonjën Kallas, shprehu synimin e vendit për hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda këtij viti dhe mbylljen e pjesës teknike të negociatave, duke përfunduar kapitujt deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë në 2030-ën.

“Angazhimi i Shqipërisë ndaj objektivit strategjik për integrimin në BE mbetet një prioritet kyç”, – nënvizoi Kreu i Shtetit.

Për sa i përket ecurisë në reformat që mundësojnë anëtarësimin e vendit në BE, Presidenti Begaj garantoi zonjën Kallas se Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj programit të transformimit dhe reformave që synojnë përmirësimin e sistemit politik, forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe krijimin e kushteve të favorshme për mirëqenien e qytetarëve.

Gjithashtu, Presidenti Begaj theksoi faktin se populli shqiptar e ka mbështetur vazhdimisht integrimin në BE gjatë tre dekadave të fundit dhe entuziazmi për anëtarësim mbetet më i larti në rajon.

Krahas reformave të brendshme, Shqipëria ka qenë dhe mbetet në një linjë me qëndrimet e BE-së.

Në vazhdimësi të rolit në lehtësimin e dialogut brenda sferës evropiane të sigurisë, Presidenti i Republikës bëri të ditur se Shqipëria do të mbetet plotësisht e lidhur me BE-në, duke marrë pjesë aktive në misionet e CSDP-së, (Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes), dhe duke bashkëpunuar në forumet ndërkombëtare./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Bajram Begaj kaja kallas

Nga e njëjta kategori

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gruan, i bllokohet arma (VIDEO)

më shumë...

Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve për pagat, i pranishëm edhe kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi

më shumë...

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi i frikshëm i PSG-së

më shumë...

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus: S’është kusht për anëtarësimin në BE, duhet proces gjithëpërfshirës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:33

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton...

10:25

Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve për pagat,...

10:09

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi...

10:08

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus:...

10:05

Shpërthimi në karburantin “Eida” ende pa version...

10:01

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i...

9:54

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan...

9:51

Trump: 5 mijë dollarë për çdo të...

9:48

Një gol më shumë, 21 më pak!...

9:47

Ukraina godet objektet ruse të gazit, dronët...

9:37

Beteja e fundit! Gjyqi ndaj Thaçit, nisin...

9:22

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë...

9:15

Banorët e Marinzës sërish protestë kundër “Bankers...

8:56

U vra me plumb në kokë, hetuesit...

8:43

Rritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i...

8:32

Kokainë mes trëndafilave, kapen 100 kg drogë...

8:23

“Sot do të kërkoni më shumë siguri...

8:09

“Prania Besnike”, Rama ndan detaje nga takimi...

11:04

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin,...

11:04

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • U vra me plumb në kokë, hetuesit zbardhin lëvizjet e fundit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.