Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini në shenjë...

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm do të...

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin e protestave...

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon...

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë...

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj burg, ndërsa...

Pse nuk ka garë në PD? Berisha i përgjigjet...

Sulm rus në Ukrainë, të vdekur dhe të plagosur...

Detaje nga operacioni antidrogë në qarkun e Elbasanit, 18...

SHBA njoftoi tërheqjen e 5.000 trupave nga Gjermania, Berlini:...

Begaj në Mal të Zi, takon homologun Milatović! Zbardhen diskutimet mes dy krerëve

10 Shkurt 17:04

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Malin e Zi, u prit sot me nderime të larta shtetërore në Podgoricë nga homologu i tij, Jakov Milatović.

Krerët e dy shteteve zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas me praninë e delegacioneve përkatëse.

Biseda u fokusua në dialogun dhe marrëdhëniet dypalëshe, rrugëtimin e përbashkët Euroatlantik, situatën në rajon, sfidat e përballjes me faktorë të tretë, si edhe për shqiptarët në Malin e Zi dhe minoritetin malazez në Shqipëri.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Malit të Zi si dy shteteve fqinje dhe anëtare në NATO që po negociojnë intensivisht me Bashkimin Evropian, ndërsa një rëndësi e veçantë iu kushtua forcimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Në një konferencë të përbashkët shtypi më Presidentin Milatović, Presidenti Begaj bëri të ditur nismat e përbashkëta.

“Ne sot dakordësuam të inkurajojmë qeveritë e vendeve tona për më shumë projekte të përbashkëta, veçanërisht në zonat ndërkufitare. Në këto zona, potenciali njerëzor, mundësitë ekonomike dhe trashëgimia unike kulturore mund të eksplorohen dhe të shfrytëzohen më mirë. Bashkë me mikun tim, Presidentin Milatović, mendojmë se do të ishte me shumë rëndësi planifikimi i vizitave të përbashkëta në këto zona.

Është shumë e rëndësishme të kemi marrëdhënie shumë të mira politike, por akoma më e rëndësishme është të kemi bashkëpunim ekonomik për të rritur  mirëqenien e popujve tanë. Është shumë me rëndësi për vendet tona, është me rëndësi për rajonin dhe për vetë Bashkimin Evropian”.

Presidenti Begaj vlerësoi sektorin e turizmit si pjesë të rëndësishme të këtij bashkëpunimi, duke theksuar nevojën e rritjes së bashkëpunimit të mirëkoordinuar dypalësh për t’i dhënë në këtë mënyrë shtysë zhvillimit të zonave ndërkufitare.

Duke iu referuar bashkëpunimit ndërmjet zonës së Plavë-Gucisë dhe Vermoshit, Presidenti Begaj u shpreh se duhet ecur më tej me projekte të tilla pozitive që sjellin mirëqenie për popujt dhe mundësi për të rinjtë.

“Por, ka ende potencial të pashfrytëzuar, që duhet të përfshijnë edhe zona të tjera ndërkufitare në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë, gjithashtu. Ndërlidhja rrugore dhe projekte të përbashkëta turistike favorizojnë zhvillimin e këtyre zonave dhe do të stimulojnë të rinjtë të mos i braktisin ato. Ndërtimi i urës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin është një projekt me ndikim mjaft të madh në ndërlidhjen kufitare dhe në zhvillimin e turizmit. Ai do të mundësojë krijimin e një boshti ekonomik, turistik dhe social që lidh Shkodrën, Lezhën dhe Ulqinin”.

Një bashkëpunim i tillë duhet të përfshijë të gjitha vendet e rajonit, – vlerësoi Presidenti i Republikës, i cili theksoi se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë konstruktiv, dinamik dhe proaktiv, me orientimin e qartë, pavarësisht sfidave.

“Perspektiva Euroatlantike është e vetmja perspektivë që do të garantojë paqen, stabilitetin, sigurinë, pajtimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.  Çdo qasje tjetër do të bënte që mosmarrëveshjet dypalëshe, nacionalizmat folklorike dhe ndikimet e faktorëve të tretë të fitonin më shumë terren.  Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan edhe faktori shqiptar, – theksoi Presidenti i Republikës, i cili rikonfirmoi përkushtimin për të qenë pjesë e plotë e Bashkimit Evropian: “Kemi realizuar deri tani 2 takime ndërqeveritare dhe hapjen e disa kapitujve, duke shpresuar që brenda vitit 2025 të hapen  gjithë kapitujt e negocimit me Bashkimin Evropian.

Po kështu, shpresojmë dhe besojmë që Shqipëria, brenda harkut kohor të kësaj dekade, të meritojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Pavarësisht se anëtarësimi kërkon kohën e vet, për ne me shumë rëndësi ka procesi, proces i cili po transformon shoqërinë tonë, qeverisjen, ekonominë dhe sjell përfitime direkte për të gjithë qytetarët tanë”.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Presidenti Begaj i shprehu homologut Milatović mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi ndaj Kosovës në përpjekjet e saj për integrimin rajonal dhe ndërkombëtar.

“Kosova duhet të vazhdojë me shumë energji dhe dinamizëm procesin e konfirmimit e saj të plotë ndërkombëtar, të integrimit në organizatat rajonale e ndërkombëtare, të avancimit të kërkesës së saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të bashkëpunimit institucional me NATO-n, me synim anëtarësimin e saj për të qenë anëtare e NATO-s, dhe të forcimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, – u shpreh Presidenti i Republikës, i cili i bëri thirrje liderëve politikë të Prishtinës të krijojnë sa më shpejt qeverinë e re për përmbushjen e këtyre objektivave. Kreu i Shtetit përgëzoi qytetarët e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të qeta dhe të rregullta./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
BEgaj Mal i Zi Presidenti

Nga e njëjta kategori

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini në shenjë hakmarrjeje, reagon Gjermania

më shumë...

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm do të luajë në Premier League

më shumë...

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin e protestave pro-palestineze në Britani

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:35

Këto janë anët më të këqija të...

5:27

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini...

5:05

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm...

4:58

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

4:34

Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell...

4:27

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12...

4:22

Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet në...

3:39

13 të vrarë në jug të Libanit,...

3:24

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton...

3:07

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj...

2:47

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

2:45

Operacioni antidrogë në Elbasan! Policia ndan detajet:...

2:31

“Më krijoi një hendek të madh”, Klodi...

2:19

U nda nga i dashuri LIVE! Nëna...

1:51

Klodit nuk i del inati me Mozën...

1:36

“Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna...

1:14

Surpriza për ditëlindjen e Indri, nëna e...

1:02

Këshillim për degën e studimit, ekspertët: Gjithnjë...

12:53

Afrimiteti me Mozën strategji? Ervin Kapaj flet...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.