Ditën e martë presidenti Bajram Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

 

Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimimin ndaj sulmeve të tilla është çështja që do të diskutohet mes drejtuesve më të lartë të vendit.

 

Zyra e shtypit e presidentit bën me dije se gjatë mbledhjes do të bëhet një analizë e gjendjes aktuale të sigurisë kiberenetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet Shqipëria.

 

Për herë të parë në tryezën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar do të ulet edhe drejtuesja e re e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

 

I ftuar në këtë mbledhje nga opozita është Ferdinand Xhaferaj, në cilësinë e zëvendës-kryetarit të Komisionit të Sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *