E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Begaj dekreton Genti Shalën si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi ditën e sotme emërimin e Genti Shala si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 93, nenit 136, pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 48, pika 13 e ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, bazuar në vendimin nr. 818, datë 4.12.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatit z. Genti Shala” për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës penale, shpallur me vendimin nr. 178, datë 11.5.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor,

D E K R E T O J:

Reklamë

Neni 1

Zoti Genti Shala emërohet Gjyqtar i Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqtarëve.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dekret nr. 471

Tiranë, më 12.12.2025

PRESIDENT I REPUBLIKËS

BAJRAM BEGAJ

Vazhdo të lexosh

Reklamë