Boksi botëror ka tashmë “mbretin” e ri.

Në mënyrë surprise Oleksander Usyk  ka mundur mbajtësin e tre gjerdaneve të artë në peshat e rënda të boksit profesionistë, Anthoni Joshua.

Britaniku u mposht më pikë në prani të 62 mijë tifozeve në stadiumin e Tottenham në Londër.

Një rezultat I jashtëzakonshëm për usyk I cili ndonëse në moshën 34 vjec, dhe duke ardhur nga një nivel më inferior, ka dominuar kundërshtarin 3 vjet më të ri në moshë.

117-112, 116-112, 115-113 ishte verdikti i pikëve të tre gjyqtareve, të cilët ishin në të njëjtën mendje për fitoren e boksierit ukrainas.

Usyk thellon rekordin e të qënit I pamposhtur në boksin profesionist me 20 fitore radhazi.

Joshua mesa duket po mendonte para kohe për duelin hipotetik kundër Tyson Fury, por është rrëzuar në sfiden kundër ukrainasit që tani është zotërues i gjerdaneve të artë në versionet Ëba, Ibf e Ëbo ndërsa Tyson Fury mban gjerdanin në versionin Ëbc,.

Lajmi I vetëm I mirë për Joshua në këtë mes është që ai ka në dorë sipas kontrates për cdo rast një ndeshje tjetër kundër usyk nëse do ta dëshirojë një gjë të tillë për të rikthyer në vendin nderin e humbur para tifozeve të vet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *