Subscribe

Raporteri per Shqipërinë ne parlamentin europian Knut Fleckenstein dhe ambasadori i bashkimit europian ne Tirane Luigi Soreca kane vleresuar ne nje ze figuren e Sander Lleshajt, te cilin kryeministri Edi Rama e ka propozuar si minister te brendshëm.

 

 “Informacionet qe une kam per zotin Lleshi jane te gjitha pozitive. Por une nuk e di nese i kam te gjitha informacionet per zotin Lleshaj, presidenti mund te kete informacione me te thella.”

 

 “Është një njeri mjaft i njohur, i trajnuar edhe nga pikëpamja ndërkombëtare dhe ka një reputacion shumë të mirë.”

 

Por pavarësisht opinionit pozitiv, eurodeputeti Fleckenstein ka preferuar te mos pozicionohet ne debatin mes qeverise e presidentit ne lidhje me Sander Lleshin. Raporteri per Shqipërinë ashtu si dhe ambasada amerikane ka theksuar rendësin qe ka funksionimi i plote i ministrisë se brendshme.

 

  “Ne te gjithe kemi nje interes e përbashkët, Shqipëria me se pari, por edhe Bahskimi Europian ne kete moment kyc te kemi nje ministri te brendshme qe punon me kapacitet te plote, perfshi edhe ministrin padyshim. Presidenti nuk ka qene plotësisht i bindur sic lexova. Dëgjova sot ne mëngjes qeveria do ti coje atij te njejtin propozim. Une nuk I di arsyet e presidentit prandaj nuk mund te them eshte nje gje e mire apo e keqe. Por une shpresoj se do te gjendet nje zgjidhje mes qeverise dhe presidentit sa me shpejt qe te jete e mundur. ”  

Eurodeputeti ka komentuar edhe zhvillimet e nje dite me pare ne Bularat gjate ceremonisë se varrimit te 35 vjecarit Konstandino Kacifas.

 

 “Mendoj se nuk ka vend për nacionalistet grek te keqpërdorin kete situate.”

 

Knut Fleckestein përsëriti apelin qe opozita te zhvilloje betejën e saj ne parlament, duke u ndalur veçanërisht tek reforma zgjedhore dhe nevoja qe ajo te miratohet sa me shpejt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *