Subscribe

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas kritikave se fjalimi i saj gjatë forumit në Kroaci ishte skandali i saj i radhës.

 

Ajo ka postuar pjesë nga fjalimi i saj, duke pyetur se cila nga shkronjat e citatit është e pasaktë apo e pavërtetë. Gërvalla ka shtuar se nuk është zëdhënëse e BE-së, por mbron të vërtetën dhe interesin e Kosovës.

 

 

“Unë jam zëvendëskryeministre dhe ministre e Republikës së Kosovës, nuk jam zëdhënëse as e BE-së dhe as një mekanizmi tjetër. Si çdo politikan i përgjegjshëm, me fanatizëm dhe zë të lartë mbroj të vërtetën dhe interesin e vendit tim, dhe vetëm të vendit tim, kudo që më krijohet mundësia të flas, ashtu si edhe të tjerët mbrojnë interesin e vendeve apo organizatave që përfaqësojnë.”

 

Gërvalla i ka kthyer përgjigje edhe opozitës, sulmet e të cilës i konsideron personale dhe të pabaza.

 

 

“Një prej fatkeqësive të Kosovës është gjendja e mjerueshme e partive opozitare dhe përfaqësuesve të tyre. Si gjatë qeverisjes edhe tani në opozitë janë pa plan, pa strategji, pa vizion, pa dinjitet. Opozitë që përveç sulmeve personale, të bazuara në thashetheme dhe tituj bombastik dhe të pasaktë, asgjë nuk ofron.”

 

 

Të shtunën, ministrja Gërvalla tha se pa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, Bashkimi Evropian është një ‘tigër prej letre’ në aspektin e sigurisë.

 

Gjatë një fjalimi në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ministrja Gërvalla ngriti pikëpyetje nëse BE-ja mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *