Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Sulme në Ngushticën e Hormuzit, përshkallëzohen tensionet në Lindjen...

Nga fëmijëria te kombëtarja! Neymar-Coutinho, sërish bashkë

“Gjyqtarët janë të superpaguar”, Rama: Marrin më shumë se...

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte shënjestër e...

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbimit...

Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për...

Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e PISA frut...

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë hapa të...

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin, por pa...

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës...

BE: Statusi i institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe në Kosovë të zgjidhet në dialogun e Brukselit

18 Shkurt 18:08

Statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsimore që Serbia i mbështet në Kosovë do të zgjidhet në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe ligjet në fuqi të Kosovës, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të Bashkimit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

“Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se do të trajtojë integrimin e strukturave shëndetësore dhe arsimore që mbështeten nga Serbia, në konsultim me serbët e Kosovës dhe BE-në, veçanërisht me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha zëdhënësi..

Institucionet shëndetësore dhe arsimore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë në bazë të sistemit të Serbisë dhe janë pothuajse të vetmet që autoritetet kosovare nuk i kanë mbyllur. Që nga fillimi i këtij viti është aktualizuar çështja e integrimit të këtyre institucioneve në sistemin kosovar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 16 janar njoftoi se procesi i integrimit të shëndetësisë dhe arsimit serb do të zhvillohet në koordinim me Bashkimi Evropian, duke theksuar se do të merren parasysh edhe shqetësimet e komuniteteve joshumicë.

Megjithatë, nuk është saktësuar se cilat modele integrimi po shqyrtohen dhe nëse ky proces do të zhvillohet në kuadër të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç insiston Beogradi. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetje lidhur me këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.

Palët u pajtuan për Asociacionin më 2013 dhe ai përmendet edhe në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë pranuar në vitin 2023. Sipas një draft-statuti që hartoi Bashkimi Evropian, Asociacioni do të duhej ta rregullonte edhe çështjen e të hyrave, përkatësisht financimin nga buxheti i Serbisë.

Ndërkaq, njoftimi për nisjen e integrimit të institucioneve arsimore dhe shëndetësore përkon me fillimin e zbatimit të fazës së parë për zbatimin e plotë të Ligjit për të huajt, që do të zgjasë deri më 15 mars dhe parasheh një periudhë informimi.

Zbatimi i plotë i këtij ligji mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe, pasi personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës duhet të kenë leje pune ose licencë për ushtrimin e veprimtarisë, për të cilën kërkesa paraqitet në Agjencinë e Punësimit të Kosovës.

Në praktikë, marrja e lejes së punës apo e licencës për arsimim mund të jetë problematike, pasi Kosova nuk i njeh institucionet e Serbisë, të cilat i konsideron paralele dhe të paligjshme./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
BE Bruksel Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Sulme në Ngushticën e Hormuzit, përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës

më shumë...

Nga fëmijëria te kombëtarja! Neymar-Coutinho, sërish bashkë

më shumë...

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e Qeverisë së re

më shumë...

Një fishek dhe një letër në derë të shtëpisë, 56-vjeçari nga Vora kërcënon kushëririn me jetë: Më jep 300 mijë euro

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:01

Sulme në Ngushticën e Hormuzit, përshkallëzohen tensionet...

1:54

Nga fëmijëria te kombëtarja! Neymar-Coutinho, sërish bashkë

1:40

Gjashtë shekuj në një dokumentar! “Përtej Murit...

1:26

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet...

12:24

Një fishek dhe një letër në derë...

12:20

“Gjyqtarët janë të superpaguar”, Rama: Marrin më...

12:17

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte...

12:10

Zanatet tradicionale po harrohen, mjeshtrit e punimit...

11:40

Sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë, nis...

11:37

Kuvendi i Kosovës konstituohet pa PDK-në, kush...

11:12

Kuvendi i Kosovës konstituohet pa nënkryetarin e...

10:50

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të...

10:48

Kriza politike në Kosovë, PDK tërheq kandidaturën...

10:37

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici...

10:19

Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon...

10:11

Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e...

10:02

Gjendet një automjet i djegur dhe armë...

9:55

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë...

9:43

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin,...

9:15

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve:...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbim...
  • Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje af...
  • Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.