E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE shpalli organizatë terroriste “Gardën Revolucionare”, reagon Irani: Evropa po ndez zjarrin

Irani ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për të përfshirë Gardën Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e cilësoi këtë vendim si një “gabim të madh strategjik”.

“Në një kohë kur disa vende po përpiqen të shmangin shpërthimin e një lufte të plotë në rajon, Evropa po ndez zjarrin”, shkroi Araghchi në një postim në platformën X.

Reklamë

Edhe forcat e armatosura iraniane reaguan duke e cilësuar vendimin e 27 vendeve të Bashkimit Evropian si të papërgjegjshëm dhe keqdashës.

“Vendimi irracional i BE-së është marrë nën ndikimin e politikave të Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga agjencia shtetërore iraniane IRNA.

Reklamë

Sipas mediave ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së arriti një marrëveshje politike për përfshirjen e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste.

“Me këtë vendim, Garda Revolucionare vendoset në të njëjtën kategori me Shtetin Islamik (ISIS), Hamasin, Hezbollahun dhe al-Kaedën”, deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas.

Ajo theksoi se shtypja e dhunshme e protestave në Iran ka sjellë pasoja të rënda njerëzore dhe se grupet që përdorin terrorin duhet të trajtohen si organizata terroriste.

Vazhdo të lexosh

Reklamë