Subscribe

Bashkimi Europian nënvlerësoi ndërlikimet e mundshme dhe vonesat në prodhimin e vaksinave. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në një intervistë për një revistë gjermane, pranoi se ata nuk ishin plotësisht transparentë me qytetarët për atë që po ndodhte.

 

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTJA E KOMISIONIT EUROPIAN

 

“Ne jemi përqendruar shumë në çështjen e krijimit të një vaksine anticovid. Ne duhet t’u kishim thënë njerëzve që gjërat po ecin përpara, por ngadalë, dhe se do të ketë probleme e vonesa me këto procedura krejtësisht të reja. Por ne i nënvlerësuam ndërlikimet që mund të lindin. ”

 

Shefja e Bashkimit Europian mbrojti gjithashtu programin e përbashkët të shpërndarjes, duke thënë se qëllimi ishte të shmangte konkurrencën midis 27 vendeve anëtare, edhe nëse kjo do të thoshte se procesi do te ishte më i ngadaltë.

 

Ndërkohë kompania Johnson & Johnson, e cila po prodhon vaksinën e parë në botë që besohet të jetë efikase vetëm me një dozë, u kërkoi rregullatorëve amerikanë te autorizojnë përdorimin e saj emergjent.

 

FDA pritet të mblidhet më 26 shkurt për të marrë një vendim mbi aprovimin e vaksinës me efikasitet prej 66 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *