Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 May 2026
Vizion fokus

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet...

Rubio: Hezbollah po përpiqet ta zhysë sërish Libanin në...

Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën e OBSH-së,...

“Credins Bank” nxit përdorimin e kartave&POS, komoditet për bizneset...

Denoncimi: “Tatimet&doganat”, operacion fshesë para paqes fiskale

Apeli: Nëse nuk jeni gati, mos aplikoni për “Paqen...

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Ministria...

Netanyahu pas bisedës me Trump: Marrëveshja me Iranin duhet...

Mickoski: Nuk ka pengesa për përdorimin e gjuhës shqipe...

Netanyahu poston foto me Trump të krijuar nga Inteligjenca...

BE ofron mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale! Von der Leyen: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

6 Qershor 17:18

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka thënë se do t’i bëjë thirrje Brukselit që të shfrytëzojë fuqinë e vet për të garantuar që sanksionet amerikane nuk do të zbatohen në Evropë.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale i mban përgjegjës kryesit e krimeve më të rënda në botë, dhe u jep zë viktimave. Duhet të jetë e lirë dhe pa asnjë presion”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në X.

Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, i cili përfaqëson qeveritë kombëtare të 27 vendeve anëtare, e ka quajtur gjykatën “themel i drejtësisë ndërkombëtare” dhe ka thënë se duhet të mbrohet pavarësia dhe integriteti i saj.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka vendosur sanksione ndaj katër gjyqtarëve të kësaj gjykate, si shenjë hakmarrjeje lidhur me lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun dhe për shkak të një vendimi paraprak për të hapur rast pas dyshimeve për kryerje të krimeve të luftës nga ushtarët amerikanë në Afganistan.

Me vendim amerikan janë sanksionuar gjyqtarët: Solomy Balungi Bossa nga Uganda, Luz del Carmen Ibanez Carranza nga Peruja, Reine Adelaide Sophie Alapini Gansou nga Benini dhe Beti Hohler nga Sllovenia.

Sanksionet amerikane nënkuptojnë se gjyqtarët janë në listë të individëve të sanksionuar, do t’iu ngrihet çdo aset që mund të kenë në SHBA, dhe gjithashtu janë futur në listën që u pamundëson hapjen e llogarive bankare jo vetëm në SHBA, por në shumë vende të botës.

Në vendimin fillestar të Trumpit për sanksione ndaj gjykatës, është thënë se shtetasit amerikanë që ofrojnë shërbime në të mirë të individëve të sanksionuar, do të përballen gjithashtu me gjoba.

Gjykata, e cila përfaqëson 125 vende anëtare, ka dënuar të premten vendimin e Qeverisë amerikane./REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
BE gjykata ndekrombetare Mbështetje Vizion Plus von der leyen

Nga e njëjta kategori

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet të pranojnë kushtet tona

më shumë...

Rubio: Hezbollah po përpiqet ta zhysë sërish Libanin në kaos

më shumë...

Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën e OBSH-së, rëndohet bilanci nga goditja me dronë dhe raketa

më shumë...

“Credins Bank” nxit përdorimin e kartave&POS, komoditet për bizneset dhe individët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së,...

10:26

Rubio: Hezbollah po përpiqet ta zhysë sërish...

10:07

Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën...

9:25

Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

8:48

“Credins Bank” nxit përdorimin e kartave&POS, komoditet...

8:28

Denoncimi: “Tatimet&doganat”, operacion fshesë para paqes fiskale

8:08

Apeli: Nëse nuk jeni gati, mos aplikoni...

7:57

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në...

7:32

Netanyahu pas bisedës me Trump: Marrëveshja me...

6:58

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

6:25

Mickoski: Nuk ka pengesa për përdorimin e...

6:00

Netanyahu poston foto me Trump të krijuar...

5:42

Tragjedi! Humb jetën një atlet, shkak temperaturat...

5:16

Trump: Nuk do të nxitohemi për marrëveshje...

4:57

VIDEO/ Policia hyn me forcë në selinë...

4:40

“Fest në sokak” në Gjirokastër, pesë ditë...

4:18

Presidenti iranian: Nuk synojmë armë bërthamore, por...

3:55

Von der Leyen: Përparim në bisedimet SHBA-Iran,...

3:05

Restaurohet “Nënë Tereza”, shtatorja në Qafë-Thanë kishte...

2:59

Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen...

Më të klikuarat

  • Nën efektin e alkolit i drejtoi armën shokut në kokë, detaje...
  • Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen të nd...
  • “Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i Agron Llakajt për bashkës...
  • Plagoset me armë 17-vjeçari, ngjarja ndodhi aksidentalisht n...
  • Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë: 21-...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.