BE: Jo kandidatë me rekorde/ Basha: Luftë të ashpër krimit pas 25 prillit
Kur duhen thuajse dy muaj nga parlamentaret e 25 Prillit, Bashkimi Evropian i drejtohet krerëve të partive politike me të njëjtin apel të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përjashtimin nga listat e kandidatëve për deputetet, të personave me rekorde kriminale apo të akuzuar për korrupsion. Qëndrimi i Bashkimit Evropian i artikulua nga Ylva Johansson, Komisionerja për Punët e Brendshme, pas takimit me kryeministrin Edi Rama.
KOMISIONER PER PUNET E BRENDSHME, BE
Në Shqipëri po afrohen zgjedhjet dhe të gjitha partitë duhet të bëjnë të pamundurën që të gjithë kandidatët për deputet të kenë një integritet shumë të lartë që së bashku të vazhdojmë të bindim shtetet anëtare dhe të vazhdojmë të kemi në vijimësi këtë besim në çështjet e sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian u prit në takime të veçanta edhe nga presidenti Ilir Meta, dhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Në presidencë, kreu i shtetit i theksoi përfaqësueses së Be-së rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pas 25 Prillit para komisioneres Ilir Meta u angazhuar se krimit i organizuar do të marrë një goditje të fortë duke e vendosur Shqipërinë në anën e shtetit ligjor dhe në rrugën drejt integrimit në familjen evropiane.
Në takimin me liderin e opozitës, Lulzim Basha e njohu Komisioneren për Punët e Brendshme në Bashkimin Evropian me planin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar si dy nga pengesat kryesore integruese të Shqipërisë.




