Egjipti, Izraeli dhe Bashkimi Evropian nënshkruan të mërkurën një marrëveshje për të rritur shitjet e gazit natyror të lëngshëm në vendet e BE-së, të cilat synojnë të reduktojnë varësinë nga furnizimi me gaz nga Rusia ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e saj të katërt.

 

Marrëveshja, e nënshkruar në një hotel me pesë yje në Kajro, nënkupton që Izraeli të dërgojë më shumë gaz përmes Egjiptit, i cili ka logjistikën për ta kthyer atë në gjendje të lëngshme dhe për ta eksportuar më pas përmes detit.

 

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se memorandumi i mirëkuptimit për gazin (MoU) i nënshkruar në Kajro me Egjiptin dhe Izraelin është një “marrëveshje historike”.

 

Ndër të tjera, Von der Leyen theksoi se “po ndërtojmë një infrastrukturë” e cila duhet të jetë e gatshme edhe për “transportin e energjisë së pastër të së nesërmes”, përkatësisht hidrogjenit.

 

Egjipti, Izraeli dhe Bashkimi Evropian nënshkruan të mërkurën një marrëveshje për të rritur shitjet e gazit natyror të lëngshëm në vendet e BE-së, të cilat synojnë të reduktojnë varësinë nga furnizimi me gaz nga Rusia ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e saj të katërt.

 

Marrëveshja, e nënshkruar në një hotel me pesë yje në Kajro, nënkupton që Izraeli të dërgojë më shumë gaz përmes Egjiptit, i cili ka logjistikën për ta kthyer atë në gjendje të lëngshme dhe për ta eksportuar më pas përmes detit.

 

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se memorandumi i mirëkuptimit për gazin (MoU) i nënshkruar në Kajro me Egjiptin dhe Izraelin është një “marrëveshje historike”.

 

Ndër të tjera, Von der Leyen theksoi se “po ndërtojmë një infrastrukturë” e cila duhet të jetë e gatshme edhe për “transportin e energjisë së pastër të së nesërmes”, përkatësisht hidrogjenit./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published.