Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 February 2026
Vizion fokus

Tronditet Turqia, 35-vjeçari merr leje nga burgu dhe vret...

Protesta e PD, policia arreston 21 persona, mes tyre...

Masakër në një shkollë në Kanada, 11 të vdekur,...

Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII

Ndryshimet ligjore që paralajmëroi Rama, juristi: Zgjedhja e Presidentit,...

Tryeza opozitare, Alibeaj: Po kërkon ndryshimin nga njeriu që...

Tryeza opozitare, Alibeaj: Jam kundër bashkimeve artificiale, shqiptarët duan...

Tubimi i PD-së, juristi: Jam pro protestave, por jo...

Protesta e PD, Policia: 16 efektivë në spital me...

Protesta e opozitës, Alibeaj: Hipokrizi e Berishës, i shërben...

BE-ja do ta akuzojë formalisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

6 Maj 19:55

Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përgatitur një rregullore të re për sanksionet, përmes së cilës do ta akuzojë për herë të parë formalisht Rusinë për përdorimin e gazit CS si mjet lufte në vijat e frontit në Ukrainë.

Në një memorandum shpjegues të parë nga njësia hulumtuese e Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë (REL), si bazë për këtë veprim zyrtarët e BE-së i referohen dy raporteve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), të publikuara me kërkesë të Ukrainës në nëntor 2024 dhe shkurt 2025.

Ky propozim është pjesë e një pakete me tri grupe sanksionesh që BE-ja pritet t’i miratojë në ditët në vijim.

Dy paketat e tjera kanë në shënjestër sulmet kibernetike dhe fushatat e destabilizimit rus në Evropë. Sipas burimeve të brendshme të BE-së, flota e fshehtë ruse do të goditet nga paketa e katërt e sanksioneve të bllokut.

Raportet dokumentojnë përdorimin e pretenduar të gazit CS në Marivka dhe Ilinka, në rajonin e Dnipropetrovskut të Ukrainës, gjatë sulmeve ruse në vitin 2024. OPCW-ja i ka bazuar raportet e saj në mostra dheu dhe uji, intervista me personel ushtarak dhe fotografi të mbetjeve të granatave dore të shënjuara “RG-Vo”, që nënkupton “granatë dore – agjent toksik”.

Kanali shtetëror rus, RT, ka transmetuar pamje të trupave ruse duke përdorur granata të tilla, të prodhuara në Rusi, në fushën e betejës.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, mungesën e një shpjegimi të besueshëm nga Rusia për përdorimin e raportuar gjerësisht të agjentëve për kontrollin e trazirave, dhe për të forcuar normën globale kundër përdorimit të armëve kimike, Bashkimi Evropian kërkon nga OPCW-ja një përcaktim të shpejtë të përdorimit të vërtetuar të agjentëve për kontrollin e trazirave si metodë lufte”, thuhet në memorandum.

Lista e sanksioneve të BE-së do të përfshijë Trupat për Mbrojtje Radiologjike, Kimike dhe Biologjike të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, si dhe qendrat kërkimore shkencore, 27 dhe 33, të përfshira në zhvillimin dhe përdorimin e agjentëve kimikë.

CS është një gaz lotsjellës i njohur edhe si “Lilac.” Ai shkakton irritim të rëndë të syve, lëkurës dhe rrugëve të frymëmarrjes. Ata që bien në kontakt me të humbasin orientimin dhe mund të mbyten.

Formalisht, CS konsiderohet mjet jovdekjeprurës për shtypjen e trazirave dhe përdoret nga policia në shumë vende. Përdorimi i substancave të tilla si armë ndalohet nga Neni 1 i Konventës për Armët Kimike, theksojnë zyrtarët e BE-së.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, kapsula me këtë gaz janë gjetur gjithashtu brenda dronëve Shahed të prodhuar nga Irani, të cilët janë përdorur gjerësisht nga Rusia në sulmet e saj ndaj Ukrainës./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
BE Rusi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Tronditet Turqia, 35-vjeçari merr leje nga burgu dhe vret nënën, vajzën e tij dhe ish-gruan! I jep fund jetës

më shumë...

Masakër në një shkollë në Kanada, 11 të vdekur, mes tyre edhe autori i dyshuar

më shumë...

“Hapet për ju një fazë e rëndësishme”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

9:43

Tronditet Turqia, 35-vjeçari merr leje nga burgu...

9:20

Protesta e PD, policia arreston 21 persona,...

8:50

Masakër në një shkollë në Kanada, 11...

8:41

“Hapet për ju një fazë e rëndësishme”,...

8:21

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit...

8:09

Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit...

11:00

Ndryshimet ligjore që paralajmëroi Rama, juristi: Zgjedhja...

10:32

Lëkundje tërmeti në Kosovë, ndihen edhe në...

10:15

Tryeza opozitare, Alibeaj: Po kërkon ndryshimin nga...

10:03

Tryeza opozitare, Alibeaj: Jam kundër bashkimeve artificiale,...

9:48

Tubimi i PD-së, juristi: Jam pro protestave,...

9:43

Protesta e PD, Policia: 16 efektivë në...

9:42

Protesta e opozitës, Alibeaj: Hipokrizi e Berishës,...

9:24

Protesta e opozitës, Hasimja: Duhet energji dhe...

8:54

Pas protestës, Berisha: Policia dhunoi qytetarët dhe...

8:29

Serbia: Fakultetit të Shkencave Teknike në veri...

8:16

Tensionohet sërish situata, protestuesit rikthehen te parlamenti

7:45

Agravohet situata te Parlamenti, protestuesit sulmojnë policinë...

7:34

Tension te Kuvendi, nis përplasja mes protestuesve...

7:28

Protesta e PD-së, Balla: Fshehin dështimin e...

Më të klikuarat

  • “O kusho hajde se më vranë”, Henrik Hoxhaj zbardh atentatin...
  • E rëndë në Tiranë, 53-vjeçarja mbytet nga ushqimi, humb jetë...
  • Abuzoi me vajzën e tij të mitur dhe e la shtatëzënë, arresto...
  • EMRI/ Pësoi arrest kardiak në autostradën Tiranë-Durrës, hum...
  • Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë se...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.