E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

BE gjobit Facebook, “mashtroi” për blerjen e WhatsApp

Komisioni Evropian gjobiti rrjetin social Facebook me 110 milionë euro për dhënie të informacioneve të pasakta rreth blerjes së aplikacionit WhatsApp.

 

“Vendimi i sotëm dërgon sinjal të qartë te kompanitë, se ato duhet të veprojnë në përputhje me të gjitha rregullat e BE-së, përfshirë obligimin për të dhënë informacione të sakta”, tha komisionarja e BE-së për çështje të konkurrencës, Margrethe Vestager.

 

Reklamë

Në përgjigje, Facebook tha se ka bashkëpunuar me Komisionin dhe se gabimet nuk kanë qenë të qëllimshme.

 

Sipas Komisionit Evropian, Facebook, kur e ka njoftuar Komisionin për blerjen e WhatsApp-it në vitin 2014, ka thënë se “nuk do të jetë në gjendje të krijojë një përputhshmëri të besueshme automatike midis llogarive të përdoruesve në Facebook dhe llogarive të përdoruesve në WhatsApp”, – shkruan Europa e Lirë.

 

Megjithatë, WhatsApp, më 2016, ofroi mundësinë që përdoruesi të lidhë numrin e telefonit me profilin në Facebook, tha Komisioni Evropian.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë