E shtunë, 31 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE “eliminon” AstraZeneca-n

Bashkimi Evropian nuk do të rinovojë kontratën me AstraZeneca-n për vaksinat e saj kundër koronavirusit. Diçka të tillë e njoftoi Komisioneri Evropian i Tregtisë së Brendshme, Thierry Breton.

 

Reklamë

“Komisioni Evropian nuk do të rinovojë kontratën me AstraZeneca-n, pas skadimit të kontratës aktuale, që është në fuqi deri në fund të qershorit. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh ai.

 

Reklamë

Komisioni Evropian muajin e kaluar ndërmori veprim ligjor kundër AstraZeneca për mosrespektim të kontratës së tij në lidhje me shpërndarjen e vaksinave COVID-19, por edhe për mungesën e një plani “të besueshëm” nga kompania, për të siguruar shpërndarjen në kohë të vaksinave.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë