Bashkimi Europian ka reaguar për krizen politike ne vënd përmes zëdhensës Maja Kocijancic.

Në deklaratë, ajo pohon se vendimi për dorëzimin e mandateve dhe për të braktisur zgjedhjet  cënon demokracinë, por përfaqesuesit e opozitës janë zëvëndësuar e se tani duhet te ruhet rregulli kushtetues dhe ti jepet e drejta qytetarëve për të votuar .

Kocijancic ka apeluar sërisht, që të gjitha palët të angazhohen ne një dialog konstruktiv dhe të tejkalojnë situatën politike aktuale.

 

 

Deklarata e plote e Kocijancic:

 

Ne po ndjekim zhvillimet. Kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike.Siç është thënë tashmë, ne konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale pengon funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare. Përfaqësuesit e opozitës janë zëvendësuar në Parlament, i cili funksionon plotësisht.Tani është thelbësore që të garantohet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *