E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

BB me përfaqësuesin e ri, vlerësim për politikat e BSH-së

Ilustrim · Vizion Plus

Guvernatori Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko zhvilloi një takim me përfaqësuesin e ri të Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas. Ky i fundit nis detyrën në 1 korrik dhe zëvendëson drejtoren aktuale Maryam Salim. Gurvernatori njohu përfaqësuesin e bankës me ecurinë ekonomike, post pandemi, masat e marra si dhe pritshmëritë për ecurinë e mëtejshme.

 

BB i ka ofruar asistencë bankës së shqipërisë kryesisht në fushanë e mbikqyrjes bankare, sistemit të pagesave si dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme. Përfaqësuesi i Bankës Botërore vlerosi pozitivisht masat e mara nga banka qëndrore në kuandër të zvogëlimit të efekteve të pandemisë, siç ishin stimuli monetar, përmirësimi i kuadrit rregullator si dhe uljen e kredive me probleme.

 

Në veçanti BB vlerësoi politikën e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit dhe shëndetit të bankave, pavarësisht sfidave dhe vështirësive me të cilat u përball Shqipëria gjatë periudhës së pandemisë dhe më herët. Z. Emanuel Salinas i është bashkuar BB-së në vitin 2005 dhe pasi ka përfunduar me sukses misionet në Bosnje Hercegovinë dhe Mal të Zi, do të fillojë nga detyra në Shqipëri, nga data 1 korrik 2021.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh