Subscribe

35-vjeçari Luçiano Deraj nga Vlora që e kishte kthyer banesën e tij në një depo sekrete armësh, ka kyçur gojën para policisë.

I pyetur për sasinë e madhe të armëve të llojeve të ndryshme që iu gjetën në tavanin e shtëpisë, Deraj nuk ka pranuar të tregojë asgjë për origjinën e armëve dhe me çfarë grupesh kriminale kishte lidhje.

Lexo edhe :

Related Posts

Por burimet bëjnë me dije se Deraj bashkëvepronte me disa grupe të njohura në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera.

Arsenali i armëve ndërkohë është dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike për ekzaminim, pasi dyshohet se disa prej tyre janë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit. Madje, besohet se njëri nga snajperët e sekuestruar, mund të jetë përdorur në ekzekutimin e Gëzim Sinomatit, ngjarje kjo e muajit janar të këtij viti në Vlorë.

Një ditë pas zbulimit të bazës, policia vijon të mbajë në vëzhgim shtëpinë e 35-vjeçarit ku ai jetonte me prindërit dhe gjyshërit.

Siç shihet edhe në këto  pamje, banesa dykatëshe survejohet nga disa kamera sigurie.

Familjarët e të riut shprehen se u tronditën kur panë aq shumë polici në banesë. Ata thanë se nuk kanë dijeni për sasinë e madhe të armëve, ndërsa shtojnë se 35-vjeçari është pronar i një servisi makinash.

Në banesën e Luçiano Deraj u gjetën snajperë, pistoleta, qindra fishekë, disa kallëpe me lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, një Pistoletë-Stilolaps,  4 dylbi optike, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *