Bayerni i Myniut plotëson ciftin e finalisëtve në Kupën e Gjermanisë. Skuadra e Hansi Flik ka fituar kundër Frankfurtit në shifrat 2-1 duke treguar se udhëheq e vetme në Gjermani dhe nuk njeh kundërshtarë. 

Bavarezët kanë gjetur golin që në fillim te pjesës së parë me anë të Perisic. Pas një krosimi në zonë, kroati nuk gaboi me kokë dhe coi topin në rrjetë. Pak minuta më vonë, Bayern provoi disa herë me anë të Coman por gjuajtja e tij perfundoi  jashtë. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-0 në favor të baravarezeve.

Fraksioni i dytë i lojës nisi sërish me përpjekjen e vendasve për të dyfishuar shifrat por portjeri i Frankfurtit ndali Joshua Kimish. Në minutën e 69 miqtë befasuan Manuel Neuer  me një goditje të fortë ku protagonist ishte Da Costa. 

Për të zgjidhur takimim mendoi Levandovski në minutën e 75-të i cili realizon pas një asist të dhënë nga Kimish duke mbyllur takimin në shifrat 2-1.

Pas kësaj fitoreje, bavarezët shkojnë në finalen e madhe përballë Bayern Leverkusen në datën 4 korrik. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *