SPAK, arrestimet, akuzat dhe politika kanë qenë kryefjala e debatit këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ku nuk munguan edhe batutat.
Ndërsa diskutohej nëse është i vlefshëm apo shkel kompetencat vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, gazetari Flogert Muça bëri një batutë me deputetin e PD-së, Besart Xhaferri, duke i thënë se nëse nesër bëhet ministër, mjafton një prokuror për t’i prishur punë edhe pa prova.
E menjëhershme ishte batuta e Xhaferrit, i cili tha se menjëherë pas akuzës do të jepte dorëheqjen dhe më pas do të kthehej më i fortë.
Pjesë nga biseda:
Muça: Do jesh nesër ministër, o miku im.
Xhaferri: Po nuk vjedh unë.
Muça: Do të gjej unë një prokuror, të të gjejë diçka kot sa të të heqë.
Xhaferri: Do jap dorëheqjen, do dal para drejtësisë dhe do kthehem më i fortë.




