Ndërkohë që kushtet atmosferike pritet që të përkeqësohen në ditët në vijim, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu i ka kërkuar bahskive të vendit që të jenë në gadishmëri dhe të marrim masa për parandalimin e përmbytjeve të mundshme. Ndërkohë Vengu tha se ende po punohet për dëmet e shkaktuara në ditët e para të mujait janar, sidomos në argjinaturat e dëmtuara.
“Niveli i gadishmërisë të bashkive duhet të jetë maksimal. Po veprojmë në dy drejtime. E para për hapje, çlirime hapësirash, kanale kullimi, thellime nga më të ndryshme në hsumë bashki vijojnë. Riparime të argjinaturave të prekura nga përmbytjet e javës së parë të janarit edhe aty po vazhdojnë nga ministria e Bujqësisë. Nga ana tjetër kemi filluar punën e rehabilitimit në disa bashki të vendit qoftë me komponentin civili, qoftë me repartet xheniere.”, tha ministri Vengu.
Sipas ministrit Vengu, vetëm një bashki ende nuk ka dorëzuar bilancin e përmbytjeve të pak javëve me pare. Ai tha se në përfundim pritet që të ketë kompensim për të gjithë të prekurit.
Grupet e konstatimit të dëmeve organizohet dhe drejtohen nga bashkitë Monitorohet procesi nga Prefektura dhe nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civili e cila bën vlerësimin përfundimtar. Jemi në kushtet kur vetëm para pak ditësh vetëm një bashki nuk kishte përfunduar procesin e konstatimit të dëmeve. Pra 60 prej tyre e kanë përfunduar. Do të kemi mundësi shumë shpejt që bashkë me Prefekturat dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtes Civile të mund të dërgojnë një informacion të plotë te ministria e Financave dhe pastaj siç është gjithmonë rasti të krijojmë paketën e kompesimit, u shpreh ministri Vengu.
Ministri i Mbrojtjes ndër të tjera u shpreh se flota e Emergjencave Civile do te shtohet për të parandaluar dhe për të ndihmuar qytetarët në rastet e fatkeqësisve natyre sa i takon përmbytjeve gjatë dimrit, apo per yte nderhyre në rastet e zjarreve gjatë sezonit veror.
/vizionplus.tv





